Handheld Instrumente optike OLP-55/57 dhe OLS-55/56, Klasa SMART
Smart klasa e instrumenteve optike pësrbëhet prej burimeve laserike dhe power meter për sinjale optike nga gjenerata më e re, të zhvilluara për ti përmbushur nevojat e rrjeteve optike bashkëkohore.
Ofrojmë matës optik të fuqisë (optical power meter) dhe burime laserike në gjatësi valore të ndryshme dhe varg dinamik për Multimode (850nm dhe 1300nm) dhe singlemode (1310nm, 1490nm, 1550nm dhe 1625nm) FTTx / PON, CWDM, DWDM, 40Gbps, Ethernet dhe GbEthernet rrjete optike.
Burimet laserike punojnë në 2λ, 3λ ose 4λ, ndërsa drita gjenerohet nëpërmjet një interfejsi optik, me konektorë për interkonektim dhe adaptorë. Matësit e fuqisë së sinjaleve optike punojnë në gjatësi valore të ndryshme dhe vargje dinamike, duke përdorur GE dhe InGaAs foto dioda.
Instrumentet janë plotësisht të automatizuar, kanë memorje të mbrendshme, USB interfejs për lidhje me PC, me mundësi për largkontrollim. Edhe matjet kryhen me automatizëm në të gjitha gjatësitë valore – me një shtypje të një suste.
Instrumentet posedojnë interfejs grafik, ngarkohen me bateri ose në rrjet, dimenzione të vogla dhe të lehtë për përdorim.
|